×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Vdes tragjikisht një polic i Kosovës

    Reporteri
    25 Gusht 2019 | 19:57

    Zyrtari policor me inicialet A.A. që u aksidentua me traktor me datë 20 gusht ka vdekur.


    Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Me daten 20.08.2019 – 13:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Rumanishte të Prishtinës. Në këtë aksident viktima mashkull A.A 51 vjeç, (zyrtar policor), ka pësuar lëndime trupore, pasi është vetëaksidentuar derisa ishte duke e drejtuar traktorin e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, nga ku sot rreth orës 18:00 jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.

    Pas vdekjes së policit, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e tij.

    “Me keqardhje mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Adil Arifit, pjesëtarit të Policisë, i cili më përkushtim punoi për një Kosovë të sigurtë. Ngushëllime familjes Arifi, miqve dhe kolegëve të të ndjerit”, ka shkruar Hardinaj në Facebook. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!