×
  • Lajme
  • Lajme / Të dhënat

    Mërgimtarët po presin një orë e gjysmë në Merdare për të dalë nga Kosova, një orë te Dheu i Bardhë

    Reporteri
    08 Janar 2024 | 15:25
    Foto ilustruese

    Dy vendkalimet kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar vazhdojnë të jenë të ngarkuara edhe gjatë ditës së sotme.

    Të dhënat e fundit nga Qendra për Menaxhim Kufitar tregojnë se qytetarët po presin deri një orë për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë, kolonat në dalje në këtë pikë arrijnë deri 150 metra.

    Ndërsa, në Merdar, kolonat arrijnë deri 1200 metra, qytetarët po presin deri një orë e gjysmë.

    Vendkalimet tjera kufitare janë më të qeta, ku dalja dhe hyrja në Kosovë mund të bëhet nga tre deri në dhjetë minuta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!