Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë Taulant Balla.
Ahmeti ka njoftuar se me Ballen ka biseduar mbi zhvillimet në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë, shkruan Reporteri.net.
“Shqiptarët në rajon nuk kanë qenë asnjëherë më mirë dhe ne duhet që bashkërisht të punojmë dhe të sigurohemi që Tirana, Prishtina dhe Shkupi të ecin me hapa të shpejtë dhe të sigurt drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Ndryshe, nga fundi i këtij muaji, praktikisht më 28 janar, Maqedonia e Veriut do të udhëhiqet për herë të parë nga një kryeministër shqiptar.
Talat Xhaferi do të jetë kryeministër i Maqedonisë së Veriut që do ta udhëheqë qeverinë teknike për 100 ditë, deri në zgjedhjet që do të mbahen në këtë vend.
Duke filluar nga ky muaj Maqedonia e Veriut do të udhëhiqet nga kryeministër shqiptar, i cili do ta drejtojë ekzekutivin për 100 ditë, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re që do të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit./Reporteri.net/
Ahmeti: Shqiptarët në rajon s’kanë qenë asnjëherë më mirë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.