×
  • Lajme
  • Lajme / Keqpërdorimet

    Prokuroria në Pejë nis hetimet pas dyshimeve se shumë patentë shoferë janë marrë me dallavere

    Reporteri
    02 Shkurt 2024 | 14:53

    Prokuroria Themelore në Pejë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorimet që janë bërë me patentë shoferë.

    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durimishi në një konferencë për media ka folur për keqpërdorimet që kanë gjetur në njësitë për patentë-shoferë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Durmishi tha se bëhet fjalë për një ndërmarrje të gjerë kriminale.

    “Këtu bëhet fjalë për ndërmarrje të gjerë kriminale ku janë të involvuar shumë njerëz sepse të gjitha këto veprimtari anti ligjore nuk mund të bëhen nga një person i vetëm. Është çështje e Prokurorisë e Gjykatës ta trajtojnë me seriozitetin më të madh këtë që po ndodh”, tha Durmishi.

    Ai tha se ka qindra raste të dyshuara për keqpërdorime dhe qyteti që prin është Peja.

    E nga Prokuroria Themelore në Pejë, kanë konfirmuar për gazetën online Reporteri.net nisjen e hetimeve, teksa kanë thënë se në këtë fazë nuk mund të japin më shumë detaje.

    Zëvendësministri Durmishi i pyetur se çfarë masa pritet të ndërmerren ndaj personave që kanë marrë patentë shoferin me dallavere,  tha se atyre do t’u konfiskohet patentë shoferi, derisa nuk shpjegoi procedurat se si do të pajisen me to në të ardhmen.

    “Në qoftë se këto vërtetohen ne do t’i anulojmë këto provime dhe do të konfiskohen këto patentë shoferë sepse janë marrë në mënyrë të kundërligjshme, është procedurë tjetër si do të pajisen në të ardhmen”, tha Durimishi. /Reporteri.net/

    Qindra raste të dallavereve me patentë shoferë, Durimishi: Kemi të bëjmë me ndërmarrje kriminale

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!