Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar futbollistet e Përfaqësueses së Kosovës.
Veseli me këtë rast tha se rritja e cilësisë në sport i sjellë Kosovës shumë kampionë.
“Masivizimi i sportit, rregullimi i ambienteve sportive, investimi në talente dhe rritja e cilësisë bënë që Kosova të ketë më shumë kampionë dhe të fitojë më shumë tituj, kupa e medalje. Këto rezultate dëshmojnë sa i rëndësishëm është investimi te të rinjtë”, ka shkruar Veseli.
Me këtë rast numri një i PDK-së shtoi se futbollistet tek futbollistet sheh entuziazëm për fitoret e radhës.
“Sot i takova edhe futbollistet e reprezentacionit të Kosovës, të cilat ishin shumë entuziaste për fitoret e radhës”, ka shkruar Veseli.
Ndeshjen e radhës vashat e Kosovës do ta zhvillojnë me Turqinë.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/493554284769569/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.