Kur ushtria ruse nisi pushtimin e plotë para dy vjetësh, burrat ukrainas nguteshin për në qendrat e rekrutimit, të gatshëm për të vdekur për atdhe, raporton Associated Press.
Sot, dy vjet pas, Rusia kontrollon një të katërtën e Ukrainës dhe dy ushtritë janë bllokuar në vijën 1 mijë kilometrëshe të frontit. Shpirti për të luftuar është zbehur. Shumë burra ukrainas po shmangin luftën duke u fshehur nëpër shtëpi, apo duke korruptuar autoritetet që t’i heqin nga lista e luftës, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Në javën e fundit, parlamenti i Ukrainës është duke menduar të miratojë ligjin për rekrutimin e 400 mijë burrave.
Këtë plan do ta bëjë duke ulur moshën për ushtri nga 27 në 25 vjeç.
Mirëpo propozimi është i padëshiruar në Ukrainë dhe ka ngritur pyetjet nëse shteti mund të bindë mjaftueshëm qytetarë për të sakrifikuar jetët në luftën kundër Rusisë?
Nëse nuk pranojnë të shkruhen për ushtri, a janë të gatshëm të pranojnë alternativën?
Nën këtë projektligj, çdo individi që nuk përgjigjet ndaj thirrjeve, mund t’u ngrihen llogaritë bankare dhe nuk do të mund të udhëtojnë jashtë Ukrainës.