×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo vazhdon të shkëlqejë, shënon golin e 877-të në karrierë

    Reporteri
    25 Shkurt 2024 | 20:20

    Cristiano Ronaldo nuk po ndalet edhe pse është 39-vjeçar.

    Ai po vazhdon të shkëlqejë në futboll dhe po rrit numrin e golave të tij.

    Portugezi realizoi në minutën e 20-të për 1:0 nga penalltia.

     

    Ronaldo të dielën me skuadrën Al Nassr fitoi 3:2 në udhëtim tek Al Shabab në kuadër të xhiros së 21-të të elitës së futbollit të Arabisë Saudite.

    Për Ronaldon ishte goli i 877-të në karrierë dhe i 22-ti në elitën e futbollit arab.

    Ronaldo ka 750 gola në nivel klubesh.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!