Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në pjesën e tretë në kuadër të konferencës ”Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik” bëri një kronologji të sulmeve në veri, derisa tha se Kosova është treguar e suksesshme, duke iu referuar si storie suksesi pas intervenimit të NATOS në vend.
“Serbia ka rol destruktiv në raport me Kosovën, nuk është vetëm Kosova por edhe Bosnja për shkak të rolit destruktiv të mbështetur nga Serbia. Nëse Mali i Zi nuk do ishte pjesë e NATOS çfarë mendimi do kishin malazezët për sigurinë, kjo është një argument se demokracia duhet të mbrohet, por ajo se çka është me rëndësi është se Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së tani”, tha Sveçla.
“Me intervenimin e NATO-së, Kosovë paraqet një lëvizje demokratike, shtetet u bashkuan për të shërbyer në mbrojtjen e jetëve të njerëzve. Fal kësaj Kosova paraqet një histori suksesi suksesi. Ne jemi dëshmitar të shumë sfidave që po përballemi aktualisht, tre ditë para invazionit rus isha në një takim në Vjenë, ministra të punëve të brendshme dhe besohej se nuk do ndodhnin agresione, ndonëse indiciet ekzistonin se do sulmonin Ukrainën”, tha Sveçla.
Ministri e potencoi se mobilizimi nga bota demokratike ishte i vonshëm, megjithëse ishte për tu duartrokitur. Gjithashtu, ai tha se Serbia dhe Rusia po e shfrytëzojnë njëra-tjetrën dhe kjo është një lloj hegjomonie.
Sveçla veçoi edhe reagimin siç e quajti “të dobët” nga ana e BE-së, pas sulmit në veri të Mitrovicës.
“Ishte vështirë, po ashtu të besohet për një reagim shumë të dobët të BE-së ndaj këtij akti kryer nga Serbia. Ky lloj reagimi erdhi qe me 24 shtator të këtë një sulm terrorist duke bërë një invazion në Kosovë, skenar i përgatitur nga Serbia. Fatkeqësisht ende nuk kemi një veprim nga BE ndëshkuar Serbinë për këtë akt. Unë vërtetë besoj se pasiguria vjen nga aktet aventureske të Serbisë ndaj Kosovës. Ky është ballafaqim i vlerave, duhet të mobilizohemi për atë se çka duhet të arrijmë dhe të rrisim standardet tona. Në vitin 2008 Serbia ishte në harmonizim me sigurinë, sot ka renë në 95% ”, tha Sveçla.
Kryeministri Albin Kurti gjatë fjalimit të tij në konferencën “Diplomacia Parlamentare për sigurinë rajonale dhe integrimin euro-atlantik”, ndërsa ka folur për diplomacinë në terma të përgjithshëm, ka përmendur autokracinë serbe ndaj Kosovës.
Ai ka thënë se regjimi autokratik në Serbi është nxitur nga pushtimi i Ukrainës.
“Në rajonin tonë shohim se si regjimi autokratik në Serbi është nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë. Në dy vitet e para të qeverisjes sonë, ata kanë sjellë katër herë ushtrinë te kufiri ynë, kanë sponsorizuar terrorizmin, kanë shpërndarë gënjeshtra dhe narrativa të rrejshme për të përligjur veprat e tyre ndaj Kosovës dhe rajonit”, ka thënë Kurti, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se Kosova ka forcuar demokracinë dhe i është bashkuar sanksioneve ndaj Rusise e Ukrainës.
“Rrugëtimi ndaj integrimit euroatlantik kërkon mbështetje dhe solidaritetin e bashkësisë ndërkombëtare. Përparimi demokratik i Kosovës duhet të mbështetet nga te gjitha fuqitë demokratike përtej atlantiukut”, ka thënë Kurti.
Kurti: Regjimi autokratik në Serbi është nxitur nga pushtimi i Ukrainës
Në anën tjetër, kryekuvendari Glauk Konjufca ka thënë se shtetet jodemokratike po afrohen shumë me njëra-tjetrën.
Siç tha ai, ato po krijojnë aleanca mes tyre, prandaj është e nevojshme që edhe shtetet demokratike të forcojnë raportet me njëra-tjetrën.
Ai ka kërkuar që të mos neglizhohen konferencat që i mundësojnë takimet mes liderëve të Ballkanit Perëndimor./Reporteri.net/
Konjufca: Shtetet jodemokratike po afrohen shumë me njëra-tjetrën, po krijojnë aleanca