×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Vuçiq me plan ta shkel Kosovën nga “veriu e deri në zemër”, vjen për zgjedhje

    Reporteri
    01 Shtator 2019 | 14:07

    Presidenti serb, Aleksander Vucic, po mendon që në shtator të vizitojë serbët e Kosovës.


    Ai pritet të vizitojë Banjsken, Mitrovicën e Veriut dhe Gracanicën, komunën më qendrore të Kosovë që banohet me shumicë serbe.

    Vizita e Vucic po planifikohet të bëhet në kuadër të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen më 6 tetor.

    Vuciq, tashmë dihet edhe publikisht, se përkrah Listën Serbe. Kjo gjë u konfirmuar gjatë gjithës kohës, pas Lista Serbe shkonte vazhdimisht në Beograd për konsultime.

    Sidoqoftë, serbët që jetojnë në Kosovë janë të zhgënjyer me Listën Serbe, dhe shumë po mendojnë që të përkrahin koalicionin e Nenad Rashiqit, politikanit serb që njeh shtetin e Kosovës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!