×
  • Lajme
  • Lajme / Parlamenti

    Të enjten Kuvendi mban dy seanca plenare

    Reporteri
    25 Mars 2024 | 13:03

    Të enjten do të mbahen dy seanca plenare. Këtë e ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila.

    Ajo tha se seanca e parë nis në orën 10:00 dhe është me kërkesë të 40 deputetëve lidhur me kontratat njëburimore, ndërkohë seanca e dytë nis në orën 12:00, pjesë e së cilës do të jenë shqyrtimi i pikave të papërfunduara nga ato të kaluarat.

    Kusari Lila poashtu bëri me dije se më 11 prill do të mbahet një seancë e veçantë, në përvjetorin e 25-të të Betejës së Kosharës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!