×
  • Lajme
  • Lajme / Mobilizohet PDK-ja

    Krasniqi: Me Hamzën kryeministër do ta kthejmë normalitetin, vendi nuk mund të pres më

    Reporteri
    03 Prill 2024 | 19:54

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se me Kryesinë e re të Partisë Demokratike të Kosovës, sot, në mbledhjen e parë së bashku në këtë përbërje, diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend, përcjell Reporteri.net.

    Krasniqi thotë se sfidat politike, diplomatike e posaçërisht ato ekonomike “të shtetit dhe qytetarëve tanë, janë tejet shqetësuese dhe nuk mund të presin më”.

    “Ato kërkojnë punë, vullnet, dije, dhe, mbi të gjitha, një lider të dëshmuar për t’i trajtuar ato. Kandidati ynë për Kryeministër, Bedri Hamza, përbrendëson të gjitha këto vlera dhe ka mbështetjen tonë të plotë në këtë mision”, tha Krasniqi.

    Prandaj, thotë Krasniqi, nga sot, “PDK me të gjithë kapacitetet e saj, anë e kënd vendit, ka nisur misionin e saj mobilizues për një të ardhme më të sigurt për vendin. Me Bedriun Kryeministër – do ta rikthejmë normalitetin, zhvillimin dhe mirëqenien për të gjithë. Bashkë deri në fitore!”, përfundoi Krasniqi.

    Javë më parë, Partia Demokratike njoftoi për përbërjen e re të Kryesisë./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!