×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes ish-komandanti i UÇK-së, Gani Imeri

    Reporteri
    20 Prill 2024 | 22:58

    Ka vdekur ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Imeri.

    Ai ishte nga Dumnica e Epërme e Vushtrrisë.

    Për vdekjen e tij ka shkruar edhe nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili thotë se Gani Imeri do të kujtohet gjithmonë për burrërinë dhe humanizmin e tij, si virtyte më të cilat është njohur gjerësisht.

    “Më dhembje të thellë morëm lajmin e rëndë se ka ndërruar jetë Komandanti i UÇK-së, Gani Imeri nga Dumnica e Epërme e Vushtrrisë”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

    “Ganiu ishte organizator i luftës, strateg i rrallë dhe padyshim njëri prej luftëtarëve më të dalluar në zonën e Shalës”.

    “Do ta kujtojmë gjithmonë për burrërinë dhe humanizmin e tij, si virtyte më të cilat është njohur gjerësisht!”.

    “Ngushëllimet më të thella familjes Imeri, miqve dhe dashamirëve. Pushoftë në paqe!”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!