Mesfushori i Newcastle Unitedit, Sandro Tonali është suspenduar për dy muaj nga futbolli dhe është gjobitur me 20 mijë funte për shkeljen e rregullave të Federatës për bastoret.
Ish-lojtari i Milanit është duke e vuajtur suspendimin prej 10 muajsh pas hetimit nga Zyra e Prokurorisë Italiane dhe Federatës së Futbollit Italian për bastvënie të jashtëligjshme sa ishte në Itali.
Tonali e ka pranuar se është i varur në bastore.
Shkaku i këtyre suspendimeve ai nuk do të mund të luajë për pjesën e mbetur të sezonit dhe nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian me Italinë.
Federata angleze ka njoftuar se ai është gjetur fajtor për 50 bastvënie gjatë periudhës mes gushtit dhe tetorit të vitit 2023.
23-vjeçari kishte vënë baste për fitoret e Newcastlet në katër ndeshje. Në tri prej ndeshjeve ishte në formacionin e ekipit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.