Haxhi Robin Krasniqi dhe Jorge Silva kanë kompletuar me sukses matjet zyrtare dhe janë të gatshëm për t’u përballur të shtunën mbrëma.
Meçi mes tyre do të zhvillohet në Augsburg të Gjermanisë dhe i takon kategorisë gjysmë të rëndë.
Përballja mes tyre është e planifikuar për 10 raunde. Meçi nuk është i vlefshëm për ndonjë titull në boks apo kualifikim për ndonjë titull.
Për Krasniqin do të jetë ky meçi i 61-të në boksin profesionist. Ai ka 53 fitore dhe shtatë humbje.
Për 37-vjeçarin do të jetë ky një meç emocionues, pasi ai më herët ka paralajmëruar pensionimin.
“Përshëndetje shqiptar të dashur kudo që jeni. Unë gjithmonë ju falënderohem për mbështetjen e juve. Unë i kam edhe disa ndeshje, që nuk kanë mbetur shumë në karrierën time. Shpresoj që edhe këto emocione të ndeshjeve të fundit t’i merrni me veti, edhe ju jam falënderues për këtë mbështetje që gjithë karrierën time më keni mbështetur. Më 4 maj ju pres në Augsburg. Ju premtoj që ato emocione do të mbeten një kujtim i gjatë, kështu që shpresoj në mbështetjen e juve edhe që atë natë ta shpërblejmë me një fitore për të gjithë. Ju presim në Augsburg”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.