×
  • Sport
  • Sport

    Gol i Rashicës në fitoren e Besiktasit

    Reporteri
    03 Maj 2024 | 21:15

    Besiktasi ka regjistruar fitore të rëndëishme në Superligën e Turqisë, në garën për top-katërshe.

    Skuadra e drejtuar nga Fernando Santos triumfoi sonte ndaj Rizesporit, në përballjen e vlefshme për javën e 35-të.

    Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Tupras” përfundoi me rezultatin 3:2,.

    Milot Rashica kontribuoi me gol sonte, teksa ishte titullar dhe luajti tërë takimin.

    Sulmuesi i Kosovës shënoi në minutën e 65-të, që ishte goli i dytë për Besiktasin në këtë takim.

    Për Rashicën ishte ky goli i tij i pestë i sezonit në elitën e futbollit turk. Ai gjithashtu ka edhe pesë asistime.

    Te vendasit sonte tërë ndeshjen e luajti edhe Ernest Muçi. Ndërsa, te Rizespori u aktivizua Altin Zeqiri, duke u inkuadruar si zëvendësues në minutën e 67-të.

    Besiktasi pas këtij barazimi ka 54 pikë dhe tani renditet i katërti në tabelë, pozitë e cila dërgon në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

    Në garë për këtë pozitë mbetet edhe Rizespori, që është i gjashti në tabelë me 50 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!