Po i drejtohej makinës së saj në momentin kur dy persona në një motor i janë afruar dhe i kanë hedhur në fytyrë një substancë.
Ngjarja e rëndë ndodhi me Itali, ku një gruaje shqiptare i kanë hedhur acid në fytyrë dhe gjoks. Gruaja në moshën 39 vjeçare punonte si prostitutë në zonën periferike të Trezzanos në Milano.
Në momentin kur dy burrat ende të paidentifikuar i kanë hedhur acidin në fytyrë, gruaja ka ndjerë një dhimbje të papërshkrueshme, teksa lënda i ka djegur një pjesë të madhe të fytyrës, qafës dhe pjesë të kraharorit. Gruaja ka ulëritur në dhimbje, ndërsa personat që janë ndodhur aty pranë kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.
Falë ndërhyrjes së shpejtë, 39 vjeçarja është transportuar në lokal dhe pavarësisht djegieve të mëdha që ka marrë, fatmirësisht sytë e saj nuk kanë rënë në kontakt me acidin, transmeton Express.
Hetimet tashmë kanë nisur dhe autoritetet shprehen se sulmi ka qenë i planifikuar dhe mund të ketë të bëjë me botën e trafikut të prostitucionit, posaçërisht me kontrollin e territorit.
Policia italiane ka sekuestruar kamerat sigurisë në rrugë për t’u ndihmuar në zbardhjen e 2 autorëve. 39 vjeçarja shqiptare është banuese në provincën e Pavezes e punonte prej vitesh si prostitutë në territorin mes komunave Vigevanese a Trezzano.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.