Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK) për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror.
Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar me deputeten e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, për ta pyetur nëse do të shkojnë në takim, por ajo ka thënë se nuk është në dijeni ende nëse ka ardhur një ftesë zyrtare nga Kurti apo jo.
“Nuk jam në dijeni nëse ka ardhë ftesa, por për çdo gjë mblidhet Kryesia e partisë dhe vendos”, ka thënë Musliu-Shoshi për Reporteri.net.
Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve.
Në letrën të cilën Kurti ia ka dërguar kreut të LDK-së të premten (10 maj), Lumir Abdixhiku, bëhet e ditur se takimi është paraparë të mbahet të hënën më 13 maj në orën 18:30 në një nga hotelet e kryeqytetit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.