Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim përfaqësuesit e partive politike shqiptare të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale të 8 shtatorit që pritet të mbahen në Medvegjë.
Haradinaj ka thënë se me përfaqësuesit e Medvegjës ndër të tjera ka diskutuar edhe për pasivizimin e vendbanimeve të banorëve shqiptarë në këtë Komunë nga ana e shtetit serb, duke iu mohuar kështu lirinë themelore për të votuar. Haradinaj ka premtuar se si qeveri në largim do të adresojë shqetësimet e shqiptarëve të Medvegjës, shkruan Reporteri.net.
“Në takim me përfaqësuesit e partive politike shqiptare, që garojnë në zgjedhjet e 8 shtatorit në Medvegjë, kryetarin e Alternativës për Ndryshim, të Partisë Demokratike dhe atë të Partisë për Veprim Demokratik, u pajtuam që të gjithë shqiptarët me të drejtë vote, në këtë komunë, duhet ta kryejnë obligimin qytetarë dhe të votojnë kandidatët më të mirë.
Si Qeveri në dorëheqje do t’i adresojmë me kujdes shqetësimet e tyre, për faktin se shteti serb po e vazhdon diskriminimin e shqiptarëve të këtij rajoni, duke i fshirë nga lista e votuesve si dhe nga adresat legale, në vendbanimet e tyre, me qëllim të mohimit të së drejtës së votës dhe pamundësimit të përfaqësimit të tyre në nivel komunal”, ka shkruar Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.