×
  • Lajme
  • Lajme / Opozitë-pushtet

    Bajrami e LDK-së akuzon Qeverinë për korrupsion me kontrata njëburimore: KEK-u 16 herë negocim me kompaninë e njëjtë

    Reporteri
    03 Qershor 2024 | 11:47
    Fotografi nga arkivi.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik Kompania Energjetike e Kosovës, KEK, ka nënshkruar kontratën e 16-të njëburimore me të njëjtën kompani, përcjell Reporteri.net.

    “Vazhdon korrupsioni me kontrata njëburimore. Sot, me 3 qershor, 2024 sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik Korporta Energjetike e Kosovës ka nënshkruar kontratën e 16-të njëburimore/pa publikim të njoftimit për kontratë me të njëjtën kompani. Pra negocim direkt 16 herë me kompaninë e njëjtë”, shkroi Bajrami në Facebook.

    Ajo ka shkruar se të premten me të njëjtën kompani është nënshkruar kontratë në vlerë prej 448 mijë e 251 euro, ndërsa kontrata tjetër që është publikuar sot është në vlerë prej 443 mijë e 638 euro.

    “Derisa të premten me po të njëjtën kompani është nënshkruar kontratë në vlerë 448, 251.13 Euro, sot kontrata tjetër që u publikua nga KRPP-ja është në vlerë prej 443.638,00. Dmth. për dy muaj (qershor-korrik) shërbime të sigurimit një kompani me kontratë njëburimore merr afër 900 mijë euro.”

    Bajrami ka thënë se ky “është korrupsion serioz qeveritar”, derisa ka shtuar se “Artane Rizvanolli dhe Albin Kurti duhet të deklarohen për këto kontrata”.

    Lidhja Demokratike e Kosovës pati kërkuar themelimin e komisionit hetimor parlamentar për të gjitha kontratat direkte të Qeverisë Kurti.

    “Kërkojmë nga pushteti që të mos i shfrytëzoj ndërmarrjet publike si mjete për propaganda partiake, por të përballet me ne aty ku e ka vendin – në Kuvend”, thuhej mes tjerash në njoftimin e LD-së javë më parë.

    Kontratat njëburimore të qeverisë, LDK kërkon të themelohet komision hetimor parlamentar

    Edhe në seancën e fundit ku u diskutua për kontratat njëburimore, pushteti dhe opozita patën përplasje mes vete./Reporteri.net/.

    Kontratat njëburimore përplasin pushtetin me opozitën, akuza për “korrupsion masiv”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!