×
  • Lajme
  • Lajme / Gjilan

    Ishte i dënuar me tetë muaj burgim, arrestohet 20-vjeçari

    Reporteri
    04 Qershor 2024 | 17:42
    Foto ilustrim

    K.R, është arrestuar nga policia në Gjilan.

    20-vjeçari ishte dënuar me tetë muaj burgim për vepren penale “Lëndim i lehtë trupor”.

    Ai ishte kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

    “Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!