×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Dyshime për aktivitete ilegale në dy shkolla në Leposaviq, policia hyn brenda

    Reporteri
    16 Qershor 2024 | 18:47
    Foto ilustrim

    Në Leposaviq janë kryer kontrolle nga Policia e Kosovës në dy shkolla të cilat gjenden në një oborr, nën dyshimin për aktivitete ilegale.

    Por, zëvendëskomandanti i policisë për rajonin e veriut, Veton Elashani, tha për Reporteri.net se asnjë gjë e dyshimtë nuk është gjetur në dy lokacionet.

    “Kemi pas informacione se ka aktivitete ilegale qe zhvillohen në këto 2 shkolla që gjenden në një oborr”.

    “Kemi hy brenda në prezencën edhe të rojtarëve të këtyre shkollave por nuk kemi hasur në diçka të dyshimtë”, tha Elashni. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!