×
  • Lajme
  • Lajme / Shkoj për ta kryer haxhin

    Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

    Reporteri
    16 Qershor 2024 | 19:34

    Muharrem Gashi nga Podujeva, ka vdekur në Mekë, ku këtë vit ishte në mesin e besimtarëve që udhëtuan për ta kryer haxhin.

    Sipas njoftimit të BIK-ut, bëhet e ditur se varrimi i të ndjerit u bë në varrezat e Mekës, nën përcjellje të udhëheqësve të haxhit të Kryesisë së BIK-ut.

    “Është ligj në Arabinë Saudite. Është një rregullore që nuk lejon zhvendosjen e trupit të të ndjerëve nga Meka”, ka shpjeguar teologu Fitim Flugaj.

    Ai thotë se i ndjeri nga Podujeva, haxhi Muharremi ishte një besimtarë që reflektonte shumë pozitivitet në rrethin e Podujevës.

    “Fati i tij ishte i tillë që të vdesë dhe ta varroset në Meke”, ka deklaruar Flugaj në RTV Dukagjini.

    Teologu tregon edhe për rastet e së kaluarës kur haxhilerët nga Kosova kanë ndërruar jetë në vendin e shenjtë.

    “Ka pasur raste edhe më herët. Janë munduar që të tërheqin kufomën por ka pasur problem shumë të mëdha sepse shteti i Arabisë Saudite nuk lejon. Ata i kanë vendet e posaçme ku varrosen haxhilerët pasi një numër i tyre, ata që e kanë caktimin e Zotit vdesin në Qabe”.

    Flugaj thotë se nëse familjarët do të kërkonin të tërhiqnin trupin e të vdekurit procedurat janë shumë të vështira.

    “Është pothuajse e pamundur tërheqja e kufomës nga Arabia Saudite”, ka deklaruar Flugaj i cili thotë se familjarët nuk kanë ndonjë pengesë për të vizituar varrin e familjarit të tyre në varrezat e dedikuara për haxhilerët që kanë ndërruar jetë./Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!