×
  • Lajme
  • Lajme / Reagim pas hulumtimit nga Reporteri

    Abrashi i VV-së: Pa vetting drejtësi s’do të ketë, po vazhdon mentaliteti i 20 vjetëve të kaluara

    Reporteri
    19 Qershor 2024 | 22:52

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka reaguar pas hulumtimit që ka publikuar gazeta online Reporteri.net, rreth dyshimeve për konflikt interesi në konkursin për prokurorët e rinj dhe reagimit që bëri sot Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit. Abrashi, ka thënë se “pa vetting nuk do të ketë drejtësi”.

    “Pa vetting drejtësi nuk do të ketë. Mentaliteti i 20 vjetëve të kaluara vazhdon”, u shpreh Abrashi përmes një postimi në Facebook.

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka nisur të hetojë dhe mbledhë informacionet e nevojshme për të dalë me konstatim përfundimtar nëse ka pasur konflikt interesi në një rast në konkursin për përzgjedhjen e Prokurorëve të rinj të Shtetit.

    Fjala është për rastin e kandidatit, Dardan Makolli, për të cilin raportoi gazeta online Reporteri.net se është familjar i anëtares së Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, Jehona Makolli Grantolli, që njëherit është edhe zëvendëskryesuese e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

    Anti-Korrupsioni ka konfirmuar të mërkurën se ka nisur të hetojë rastin në fjalë, teksa bëri të ditur se pas hulumtimit të gazetës online Reporteri.net, për rastin në fjalë, në APK janë deponuar edhe dy raportime të tjera anonime.

    “Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit është në fazën fillestare/përgatitore të trajtimit të rastit. Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit pas raportimit/pyetjeve nga ju, ka pranuar edhe dy raportime anonime për të njëjtin rast’”, thuhet në përgjigjen e APK-së për Reporteri.net.

    Dyshimet për konflikt interesi në konkursin për prokurorët e rinj, Anti-korrupsioni nis hetimet

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!