Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, ka kritikuar pushtetin pse ka vendosur të shkojë Kuvendi në renovim në kohën kur ka punë, përcjell Reporteri.net.
Kica Xhelili, ka publikuar një video nga salla ku po mbahet seanca.
Kjo është gjendja e “seancës plenare” sot. Pushteti ka vendosur që Kuvendi të shkoj në Renovim tani megjithëse muaji GUSHT është pushim vjetor i Kuvendit. Kështu mbahen seancat, e kështu po votohen sot ligje që cenojnë demokracinë”, shkroi Kica Xhelili.
Aktualisht, në seancë janë 78 deputetë të pranishëm, ndonëse salla është mjaft e ngushtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.