Të moshuarit i cili vrau gruan më sëpatë në kryeqytet në nëntor të 2022-tës, i është vërtetuar dënimi prej 35 vjetësh burgim.
Vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i shpallur në prill të këtij viti, u vërtetua sot nga ajo e Apelit.
“Në arsyetim të aktgjykimit Gjykata e Apelit, ka vlerësuar se pretendimet ankimore të mbrojtëses nuk qëndrojnë, e as që ka shkelje të tjera të dispozitave të procedurës penale, të cilat kishin për të kushtëzuar anulimin e aktgjykimit të ankimuar ngase, dispozitivi i aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë, ka theksuar se është i qartë, i kuptueshëm dhe në harmoni me vetveten, si dhe me arsyet e dhëna në aktgjykim”, thuhet në njoftim.
Rasti kishte ndodhur 25 nëntorin e vitit 2022 në Prishtinë.
Atë dyshohet se e shkaktoi I.G, kur e vrau gruan e tij duke e goditur me sëpatë, derisa 63-vjeçarja, thuhet të ishte në gjumë.
E më pas, 70-vjeçari ishte vetëdorëzuar në polici, të cilët më pas ia konfiskuan sëpatën me të cilën dyshohet se kreu vrasjen.
Mësuesja 63-vjeçare dyshohet se u vra me sëpatë nga burri derisa ishte në gjumë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.