×
  • Lajme
  • Lajme

    Mësuesja 63-vjeçare dyshohet se u vra me sëpatë nga burri derisa ishte në gjumë

    Reporteri
    25 Nëntor 2022 | 20:39

    Të premten e 25 nëntorit, vendi u tmerrua nga një ngjarje makabre që ndodhi në Prishtinë.

    Atë dyshohet se e shkaktoi I.G, kur e vrau gruan e tij duke e goditur me sëpatë, derisa 63-vjeçarja, thuhet të ishte në gjumë.

    E më pas, 70-vjeçari u vetëdorëzua në polici me të nisë muzgu, të cilët më pas ia konfiskuan sëpatën me të cilën dyshohet se kreu vrasjen.

    Rasti i ndodhur i tmerroi banorët e lagjes Tophane, të cilët çiftin e përshkruajnë si të qetë e pa probleme.

    “Njeri që i ka kqyr punët e veta. Ky rast e ka prek krejt këtë mahallë”, thotë një banor i lagjes.

    S.G, qe 28 vjet ishte mësimdhënëse në shkollën “Dardania”. Të pikëlluar fort, kolegët e të ndjerës thonë se e priten që ajo të dilte para nxënësve edhe të premten.

    “Ka qenë arsimtare shumë e përpiktë si në proces mësimor, ashtu edhe në mungesë. Kom kontaktu n’telefon në mëngjes, nuk m’u ka lajmëru”, ka deklaruar Drejtori i Shkollës “Dardania”, Isak Bregaj.

    Edhe pse kishin muhabet të gjatë një ditë më parë, drejtori thotë se 63-vjecarja nuk shfaqi asnjë shenjë që diçka nuk ishte në rregull.

    “Dje bile ishte në zyre, lypke do informacione për vendosjen e notave. Dje e kemi sqaru me të në zyre, nuk ka dhënë asnjë shenjë e asnjë gjë, s’ka qenë e shqetësuar fare”, ka thënë tutje drejtori.

    Nxënësit thonë se nga mësuesja e ndjerë kanë veç kujtime të mira.

    “Kemi pas një lidhje shumë të mirë, për shkak se ajo ka qenë shumë e butë, shumë e urtë edhe shumë e dashur për neve”, ka thënë një prej nxënësve.

    Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës thonë se shkaqet që quan në këtë ngjarje nuk dihen ende, e siç raporton Klan Kosova, ky është rezultat i mosdeklarimit të të dyshuarit në lidhje me atë që ndodhi në shtëpinë që jetonin veç çifti.

    Sipas avokates së të dyshuarit, Myrvete Hashani-Jashari, klienti është në gjendje të mirë psikologjike dhe se seanca për shqiptimin e masës ose jo të paraburgimit të tij do të mbahet gjatë të shtunës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!