×
  • Lajme
  • Lajme / Washington

    Osmani takon Macronin, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, sundimin e ligjit e marrëdhëniet bilaterale me Francën

    Reporteri
    12 Korrik 2024 | 15:56

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron në Washington, shkruan Reporteri.net.

    “Diskutim përmbajtësor me Presidentin Macron në Samitin e NATO-s në Washington D.C lidhur me të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës”, shkroi Osmani në Facebook.

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të SHBA-së, Joe Biden ka përfaqësuar Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s në Washington D.C.

    Pjesëmarrjen në këtë aktivitet të Samitit të NATO-s, Presidentja Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës.

    “Është hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të aleancës së shpresës dhe për këtë u jam mirënjohëse personalisht Presidentit Biden dhe SHBA-ve”, ka theksuar Presidentja Osmani.

    Përmbyllja e Samitit të NATO-s në Washington, Presidenca: Osmani bisedoi me Bidenin dhe e falënderoi për përkushtimin ndaj Kosovës

    Në Washington, e para e shtetit u takua edhe me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, ku tha se aleanca me SHBA-të është gurthemel për stabilitetin.

    Blinken, në fjalim në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në kuadër të Samitit të NATO-s, ku ka qenë e ftuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e tij e ka falënderuar presidenten e Kosovës duke thënë se ka qenë vendimtare për të filluar me këtë nismë për gratë, sigurinë dhe paqen.

    “Jemi të lumtur që e kemi presidenten Osmani këtu. Presidentja Osmani ishte vendimtare në lansimin e kësaj inicaitive.”, ka thënë Blinken në fjalën e tij. /Reporteri.net/

    Blinken: Osmani ka qenë vendimtare për lansimin e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!