×
  • Lajme
  • Lajme / Postimi i saj

    Osmani takon Pelosin: Mike e vërtetë e Kosovës, gjithmonë kënaqësi të diskutosh për vlerat që na bashkojnë

    Reporteri
    13 Korrik 2024 | 12:57

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Washington është takuar edhe me politikanen amerikane, Nancy Pelosi, që Osmani e quan një mike të vërtetë të Kosovës.

    “Është gjithmonë kënaqësi të diskutosh për vlerat e përbashkëta që bashkojnë Kosovën dhe SHBA-në”, ka thënë Osmani.

    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në margjinat e Samitit të NATO-s është takuar me Sekretarin e ri të Jashtëm britanik, David Lammy.

    Në platformën X, ajo ka thënë se e ka uruar Lammyn për emërimin e tij në këtë pozitë të re. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!