×
  • Lajme
  • Lajme / Aktgjykimi në Hagë

    Klinaku: Aktgjykimi i Speciales ndaj Pjetër Shalës është politik

    Reporteri
    16 Korrik 2024 | 15:07

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Pjetër Shalës në Hagë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Klinaku ka thënë se ashtu sikur në aktgjykimet e kaluara, edhe në rastin e Shalës Specialja ka marrë vendime politike.

    Gjykata Speciale në Hagë në emër të popullit dënon luftëtarët e UÇK-së, por duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb e me dëshmi të dëshmitarëve të fshehur nga populli.

    Ashtu sikur në aktgjykimet e kaluara, edhe në rastin e bashkëluftëtarit Pjetër Shala, Gjykata Speciale aktgjykimet i merr politikisht”, shkroi ai.

    Trupi gjykues i Gjykatës Speciale ka ka dënuar Shalën me 18 vjet burgim për krime lufte.

    Shala është shpallur fajtor për veprën penale të ndalimit arbitar, torturës dhe vrasjes së paligjshme, si krim lufte, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Për veprën penale ndalim arbitar, Shala është dënuar me 6 vjet burgim, për torturë 16 vjet burgim dhe 18 vjet burgim për vrasje të paligjshme.

    Atij i është shqiptuar dënim i njësuar me 18 vjet burgim.

    Pjetër Shala shpallet fajtor për krime lufte nga Gjykata Speciale, dënohet me 18 vjet burgim

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!