×
  • Lajme
  • Lajme / Vazhdimi i mandatit

    Kurti uron Metsolan: Mezi presim forcimin e mëtejshëm të raporteve BE-Kosovë

    Reporteri
    16 Korrik 2024 | 17:29

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Roberta Metsolan për marrjen edhe të një mandati në krye të presidencës së Parlamentit Evropian, shkruan Reporteri.net.

    Në një postim të bërë në platformën “X”, Kurti ka thënë se mezi pret që të forcojnë tutje lidhjet mes BE-së dhe Kosovës.

    “Urime për presidenten, Roberta Metsola në rizgjedhjen tuaj si Presidente e Parlamentit Evropian. Ju uroj suksese të vazhdueshme dhe mezi presim forcimin e mëtejshëm të lidhjeve ndërmjet BE-së dhe Kosovës”, ka shkruar Kurti.

    Politikania malteze, Roberta Metsola, është rizgjedhur në krye të Parlamentit Evropian edhe për një mandat.

    Pas rizgjedhjes, Metsola ka thënë se është mirënjohëse për përkrahjen e marrë nga deputetët e Parlamentit Evropian.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!