×
  • Lajme
  • Lajme / Ambasadori i BE-së

    Szunyog nga veriu thotë se Kosova e Serbia duhet të angazhohen në dialog

    Reporteri
    16 Korrik 2024 | 17:59

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka qëndruar në veri të vendit të martën në vizitën e fundit para përfundimit të mandatit, ku ka folur edhe mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka diskutuar me përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile.

    Nga atje ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në dialog.

    “Sapo përfundova vizitën time të fundit në veri të Kosovës ku para rastin të bisedoj me përfaqësues të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile. Duke i falënderuar për bashkëpunimin, shpreha nevojën që Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog”, ka shkruar ai në platformën X.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!