×
  • Lajme
  • Lajme / Temat e diskutuara

    Kurti në takim me përfaqësues të OKB-së: Të përkushtuar për zhvillimin e Kosovës

    Reporteri
    16 Korrik 2024 | 18:52

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar të martën në platformën X se kanë rishikuar progresin mbi Kornizën e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së gjatë një takimi me Komitetin e Përbashkët Drejtues, transmeton Reporteri.net.

    Kurti ka theksuar arritjet kryesore të këtij bashkëpunimi, duke përfshirë përfundimin e suksesshëm të regjistrimit të popullsisë dhe përafrimin e prioriteteve kombëtare me ato të agjencive të OKB-së.

    “Sot, me Komitetin e Përbashkët Drejtues, rishikuam progresin mbi Kornizën e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së. Disa nga pikat kryesore përfshijnë përfundimin e suksesshëm të regjistrimit të popullsisë dhe përafrimin e prioriteteve tona kombëtare — si transformimi dixhital dhe lufta kundër pabarazisë — me agjencitë e OKB-së,” tha Kurti.

    Ai theksoi “përkushtimin e tij dhe të ekipit të tij për të avancuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit”.

    “Të gjithë jemi të prirur për të ndërtuar mbi ato që kemi arritur deri tani dhe për të çuar përpara zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës,” ka shkruar Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!