×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjysmëvëllai i Pjetër Shalës shpreh keqardhjen për dënimin e tij

    Reporteri
    16 Korrik 2024 | 21:37

    Familja e ngushtë e Pjetër Shalës nuk jeton në Kosovë. Megjithatë, jo të gjithë jetojnë jashtë vendit. RTK-ja e ka gjetur dhe ka folur me të vëllanë e tij nga nëna Andre Memqaj nga një fshat i Gjakovës. Atij i vjen keq për dënimin që gjysmëvëllau mori nga Gjykata Speciale.

    Memqaj thotë se nga vitet e 80-ta nuk ka kontaktuar me të, ndonëse pas luftës është interesuar ta dijë nëse ishte gjallë. Sot, ai e pa gjysmëvëllanë nga televizori, duke u dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë. Megjithatë, thotë se ia lë në dorë drejtësisë.

    “Çka kam me thanë. Sa i përket kontributit të tij i jap çdo lëvdatë por sa ka mujt me kontribu nuk di…”, ” shprehet Andre Memqaj, gjysmë vëllau i Pjetër Shalës.

    Pjetër Shala shpallet fajtor për krime lufte nga Gjykata Speciale, dënohet me 18 vjet burgim

    Ai thotë se wshtë e dhimbshme për çdo njeri, por kjo nuk varet prej nesh edhe këto janë instancat më të lartat ndërkombëtare, dhe se siç thotë ai, ato le ta vlerësojnë”.

    I gjithë interesimi për gjysmvëllanë ishte për të mësuar nëse ka shpëtuar nga lufta.

    ” Unë s’kam ditë për të a është gjallë a vdekur, deri në kohën mas çlirimit të Kosovës , kur kam iniciuar me anë të kryqit të kuq ndërkombëtar në krye me Walker në atë kohë, atëherë e kam vërtetuar që ka marr pjesë në luftë dhe së është gjallë, më ka interesuar veç a është gjallë a ku është”, thotë Andre Memqaj.

    Ndonëse thotë se nga vitet 80-ta nuk janë takuar, ai tregon se fëmijëria dhe rinia e Pjetër Shalës ishte e vështirë.

    ” Qysh prej viteve 85/86 nuk jemi taku, tash është bërë edhe njëfarë moshe , ka qenë situatë e jashtë-zakonshme prandaj nuk mundem me mbajte në mend”, thotë Memqaj.

    Ai thotë se fëmijëria dhe rinia e Pjetër Shalës ishte e vështirë.

    “Ka qenë i përndjekur për me e dërgu në shërbimin ushtarak ish regjimit, aty ju ka ikë, mandej është shkuar, ka marr pjesë në Kroaci, në Bosnjë por edhe në Kosovë. Unë për Kosovë nuk e kam ditë hiç”, thotë ai duke shtuar se për ta vizituar të vëllanë thotë se e ka të pamundur.

    “Nuk i kam as mundësitë të udhëtimit, jam i sëmurë kronikisht dhe mundësitë ekonomike nuk janë në nivel”, shprehet ai.

    Memqaj thotë se ky është deklarimi i parë publik për gjysmëvëllanë e tij dhe lidhjen e tij nga nëna.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!