Nëna e Faton Hajrizit, Shehrije Hajrizi, i ka bërë thirrje atij që t’i dorëzohet drejtësisë.
Ajo ka thënë se nuk kishin vërejtur asnjë shenjë se i njëjti po planifikonte të arratisej, tashmë për të nëntën herë.
“Absolut, bile tha tri ditë e tri netë I kam, po një ditë e një natë e kom lanë mbas një jave me dal apet. Na kurrfarë s’kemi mujt me vërejt absolut”, ka deklaruar ajo.
Momentin kur e kuptoi për arratisjen e djalit, ajo Shehrija thotë se u shokua.
“Jam ra në shok”, deklaron ajo.
Historinë e djalit të saj thotë se e njeh edhe Presidentja Vjosa Osmani, meqë sipas saj, në kohën kur Fatoni ka qenë i mitur, Osmani ka qenë përkthyese.
“Edhe Presidentja Vjosa Osmani e di shumë mirë ngjarjen e Fatonit se në vitin 2000-2001, edhe derisa u kanë Fatoni i mitur, Presidentja u kanë përkthyese”.
Në fund, ajo i është drejtuar djalit të saj me një thirrje.,
“Nëse sado pak na e ki hatrin si prind, dorëzoju drejtësisë”, ka deklaruar ajo në një intervistë për T7.
Hajrizi është arratisur për të nëntën herë.