×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet pa shenja jete një grua në Lipjan, Policia nis hetimet

    Reporteri
    17 Korrik 2024 | 10:26

    Një grua është gjetur pa shenja jete mbrëmë në banesën e saj në Lipjan, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Në raportin 24 orësh, Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, teksa kanë nisur hetimet për rastin.

    Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

    Raportohet se është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin njësitet përkatëse kanë dalur në vendngjarje dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!