Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar tre persona si të dyshuar për veprat penale “Kanosje”, “Armëmbajtje pa leje”, si dhe “Përdorimi i armës”, shkruan
Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas komunikatës së policisë, rasti ka ndodhur në lagjen Arbana në Prizren, ku dy vëllezër dyshohet se kanë pasur mosmarrëveshje me fqinjët e tyre.
Fillimisht ata janë fjalosur mes vete, dhe një nga të dyshuarit është futur në shtëpinë e fqinjit dhe siç është raportuar në polici kanë shtënë dy herë.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Arrestohen tre të dyshuar për “Kanosje,” “Arme mbajtjeje pa leje “dhe “Përdorimi i armës”
Prizren, 17 korrik 2024
Stacioni Policor Prizren Veri. ka pranuar një informatë se në lagjen Arbana në Prizren është një rast kanosje ma armë.
Ankues vëllezër ne mes veti pas një mosmarrëveshje me fqinj e tyre A H ,fillimisht janë fjalosur dhe me pas i dyshuari ka hyr ne shtëpinë e tije ku ka nxjerrë një armë ku sipas tyre ka shtëne dy herë. Pasi janë dëgjuar të shtënat e armës ankuesit janë larguar dhe me pas kanë njoftuar policinë.
Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit D.H. (viti i lindjes 1955) i cili dyshohet se ka kanosur me armë zjarri ankuesit: D.Q . (viti i lindjes 1989) dhe .D.Q (viti i lindjes 1987).
Njësitet policore gjatë hetimit të rastit ka gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provave materiale :
• Një Pistoleta VZOR 50 cal.7.65 mm
• Një karikator i zbrazur dhe 26 fishek
Të dyshuari janë shoqëruar ne stacionin policor ne Prizren, pas intervistimit ne lidhje me rastin Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarave ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Kanosje”, “Armë mbajtjeje pa leje” dhe Përdorimi i armës.