Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi të mërkurën mbrëma se është informuar për arrestimin e një shtetasi kosovar nga Policia e Maqedonisë së Veriut bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia, përcjell Reporteri.net.
MPJD thotë se bëhet fjalë për Blerim Ramadanin, ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së.
Arrestimi u krye në pikëkalimin kufitar Jaznicë-Glloboqicë, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.
Nga MPJD kanë thënë se ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja është angazhuar intensivisht për ta trajtuar këtë rast.
“Ambasadori ynë në Maqedoninë e Veriut, z.Florian Qehaja, është angazhuar intensivisht për të trajtuar këtë rast dhe si MPJD Jemi duke punuar me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të z. Ramadani. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të informojë publikun për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim.
MPJD njoftoi se autoritetet po punojnë për të siguruar lirimin e shpejt të Blerim Ramadanit./Reporteri.net/.