×
  • Lajme
  • Lajme / Ridizajnim i skemës

    Rriten shtesat për fëmijë, Kurti e Murati prezantojnë skemën e re

    Reporteri
    18 Korrik 2024 | 10:49

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur konferencë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, shkruan Reporteri.net.

    Kurti ka kritikuar qeveritë e kaluara se nuk i kanë ndihmuar qytetarët, në veçanti, tha Kurti, nënat e fëmijët nuk e kanë ndjerë ndihmën e shtetit.

    “Asnjë qeveri nuk e ka marrë mundin t’i ndihmojë qytetarët. U desh një qeveri si e jona që nënat e fëmijët ta ndjejnë ndihmën”, tha Kurti.

    Kurti ka thënë se në vitin e 4-të të Qeverisjes së tij, ka sjellë rritje të shtesave.

    “Skemën e shtesave për fëmijë po e sjellim me rritje të shtesave, që po dyfishojmë e trefishjojmë. Fëmijën e parë e të dytë, shtesat për muaj 20 euro për secilin, ndërsa për nëna me 3 fëmijë, nga 30 euro për secilin. Një nënë me 3 fëmijë, merr 90 euro në muaj”, tha Kurti.

    Qeveria jonë, tha Kurti, është e përkushtuar për fëmijët dhe nënat.

    Ndërkaq, edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, njoftoi për këto shtesa derisa bërë të ditur se hyjnë në fuqi nga muaji gusht.

    “Shtesat do të dyfishohen, e në raste kur nëna ka 3 fëmijë ose më shumë, trefishohen”, ka thënë ministri i Financave, Hekuran Murati.

    1 fëmijë 20 euro;
    2 fëmijë nga 20 euro / 40 euro në muaj;
    3 fëmijë nga 30 euro / 90 euro më muaj;
    4 fëmijë nga 30 euro / 120 euro në muaj;
    5 fëmijë nga 30 euro / 150 euro në muaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!