Mediat në Serbi kanë publikuar një video, në të cilën pretendojnë se Faton Hajrizi para se të vritej kishte shkuar afër kufirit me Bosnjë Hercegovinen dhe kishte hyrë në një oborr të një shtëpie ku ka marrë një biçikletë.
Në video shihet një burrë teksa afrohet pranë një shtëpie, dhe para se të largohet e merrë një biçikletë që gjendet aty.
Sipas tyre, kjo video është marrë nga kamerat e sigurisë.
Pas rreth 40 orësh kërkime, Faton Hajrizi dje u lokalizua dhe u vra nga policia serbe. Ai ishte shpallur në kërkim për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e një tjetri.
Pas vrasjes së tij mediat serbe kanë dhënë disa versione se si u lokalizua Hajrizi.
Gazeta beogradase “Blic” ka raportuar se Faton Hajrizi, ka qenë duke vrapuar në një rrugë kur aty ka kaluar një patrullë e policisë.
Sipas gazetës, Hajrizi ka filluar të qëllojë në drejtim të tyre.
‘Siç mësojmë, Faton Hajrizi ka mbetur i plagosur nga reagimi i policëve që ndodheshin në veturën patrulluese. Pasi policia e plagosi Hajrizi filloi të çalojë, ai u përpoq të arratisej duke vazhduar të gjuante, por u neutralizua shumë shpejt”, shkrun Blici serb duke u thirrur ne hetues policorë.
Tutje, duke u thirrur në burime “Blic” shkruan se dyshohet se Faton Hajrizi i ka thyer celularin dhe e ka hedhur.
Siç raporton mediumi serb Novosti, Hajrizi është vrarë në rrugën Drinska 21 në Loznicë për shkak se i ka bërë rezistencë Policisë.
Tutje thuhet se një vendas e raportoi se kishte parë një person me përshkrimin e MPB-së në Serbi pranë ish-pompës së karburantit të Viskozës.
Në vendin ku u vra Hajrizi, dje ka shkuar Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.
Sipas tij, Hajrizi ka shkrepur 9 plumba dhe se dorëzimin s’e ka pasur në agjendë.
“Kur erdhi policia ai hapi zjarr, policia gjuajti dy herë, ai filloi të ikte. Ai zbrazi nëntë plumba, policia e likuidoi, ai nuk e kishte dorëzimin në axhendën e tij, ai është një kriminel mizor, ka kryer pesë apo gjashtë vrasje”, thotë Daçiq.

Daçiq tha se Hajrizin e kanë përcjellë me kamera për dy ditë.
“E ndoqëm në kamera për dy ditë, fillimisht vodhi një biçikletë. Ishte gati të vriste dikë tjetër, jo vetëm policinë”.
“Ishin dy net pa gjumë për të gjithë ne. Të gjitha linjat ishin të angazhuara, stacionet e policisë, SAJ, stacionet e helikopterëve, administratat e policisë kufitare dhe policia rrugore. Ishin të përfshirë 400 persona. Ju sollëm këtu për të parë se si duket vendi. Ai ishte një krminel mizor. Ai u likuidua nga policia, nuk mundi të dorëzohej. Kjo është vrasja e tij e pestë apo e gjashtë, ka vrarë edhe të tjerë”.
Vrasja e policit në Loznicë, u gjet pasaporta e Artan Hajrizit
Nga të shtënat që ndodhën natën e 18 korrikut në Loznicë, një polic serb u vra dhe një tjetër u plagos rëndë.
Sulmuesi fillimisht u identifikua si Artan Hajrizi, por i njëjti tha për mediat e Kosovës se nuk ka gisht në vrasje dhe se vëllai i tij, Fatoni ia ka vjedhur dokumentet personale.
Për rastin janë arrestuar edhe tre persona në Serbi.
Faton Hajrizi u arrtij më 6 korrik nga burgu i Smrekonicë dje vendndodhja e tok nuk u dit për një kohë.
Emri i tij nisi të përmendej sërish më 18 korrik, kur në Serbi u raportua vrasja e një zyrtari policor, në qytetin perëndimor të Lloznicës.
Sipas dyshimeve fillestare, dorasi kishte ikur, ndërsa në vendngjarje ishin gjetur dokumentet e një personi të quajtur Artan Hajrizi.
Më vonë u mësua se Artani ishte vëllai i Fatonit, i cili u paraqit nga Gjermania duke pretenduar se i vëllai ia kishte vjedhur dokumentet për t’ia përdorur për arratisje.
Si i dyshuar për vrasje, Fatoni ishte në kërkim nga autoritetet serbe për disa orë, derisa Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ai ishte vrarë derisa po ikte nga Policia. /Reporteri.net/.