×
  • Lajme
  • Lajme / Defekt me frenat

    Autobusi me turistë shqiptarë aksidentohet në Itali, 16 të lënduar

    Reporteri
    20 Korrik 2024 | 18:28

    Një autobus me turistë nga Shqipëria, është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor, pasditen e sotme në Catania, Itali.

    Sipas mediave italiane nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por dyshohet se ka pasur një defekt me frenat.

    Nga të dhënat e para bëhet me dije se 16 persona kanë mbetur të lënduar, por fatmirësisht asnjëri nuk është në gjendje të rëndë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!