×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    U kapën në flagrancë duke prerë dru, policia në Ferizaj i arreston tre persona

    Reporteri
    20 Korrik 2024 | 21:50

    Policia e Ferizajt bazuar në planin aktiv “Mbrojta e pyjeve 2024”, gjatë ditës së djeshme,  në fshatin Jezercë të Ferizajt kanë ndaluar dhe zënë në flagrancë tre persona, duke prerë drunj në malet e Jezercit.

    Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, i ka shoqëruar në stacionin e policisë tre persona meshkuj, kosovarë të moshës madhore, ndërsa ka konfiskuar një furgon, dy traktorë dhe disa motorsharrë.

    Në lidhje me këtë janë njoftuar edhe zyrtarët e pyjeve, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar edhe sasinë e drunjve.

    Të dyshuarit pasi janë intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.

    “Policia Rajonale e Ferizajt, po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!