Në 24 orëshin e fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, shkruan Reporteri.net.
Tri raste kanë qenë në Pejë, ndërsa nga një rast në Lipjan, Podujevë, Rahovec.
Lidhur me këto raste, tre persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
· Lipjan 18.07.2024-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është dërguar ne mbajtje.
· Podujevë 20.07.2024-16:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Pejë 20.07.2024-13:18. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt.
· Pejë 20.07.2024-17:18. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Pejë 20.07.2024-18:40. Viktima femër kosovare, ka raportuar se është ofenduar nga gjyshi i saj i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
. Rahovec 20.07.2024-06:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.