Të dhënat e fundit nga Qendra për Menaxhim Kufitar tregojnë se mërgimtarët po presin deri në 20 minuta te pikë kalimi te Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë, ku kolona është deri në 50 metra, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa nuk raportohet se ka pritje për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike.
Një pritje e vogël po ndodh edhe në Bërnjak, ku ata që po hyjnë në Kosovë po presin deri në 10 minuta.
Derisa pikat tjera pritjet janë 3 deri në 5 minuta, në Merdarë mërgimtarët po presin deri në 30 minuta, ndërsa në Mutivodë deri në 10 minuta.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.