Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes mes një veture dhe motoçiklete në Prizren.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqiri Bytyqi.
Ai ka thënë se si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK në Prishtinë.
“Sot me date 21.07.2024, rreth orës 10:10 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren. Në aksident janë të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasoj e aksidentit një person (motoçiklisti) ka pësuar lëndime të rënda trupor dhe është transportuar për në QKUK në Prishtinë. Policia ka dal vendngjarje dhe është duke u marr me rastin”, tha Bytyqi.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.