×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet nga policia

    Theret me thikë një person në Deçan, arrestohet i dyshuari

    Reporteri
    21 Korrik 2024 | 18:33

    Gjatë ditës së sotme një person është therur me thikë në Deçan.

    Lajmin  e ka konfirmuarm zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    Sipas Rugovës ngjarja ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj”.

    Më tutje ai ka bërë të ditur se i dyshuari lidhur me rastin ka përfunduar në pranga.

    “Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë e më pas për shkak të gjendjës së tij në QKUK-Prishtinë, për tretman mjekësor, personi i dyshuar ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjës mirëpo është arrestuar nga Policia, gjithashtu mjeti me të cilin dyshohet së është kryer vepra është sekuestruar, i njejti me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48-orë, ndërsa rasti cilësohet ‘Vrasje në Tentativë’”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!