×
  • Lajme
  • Lajme / Kërkim për azil

    Dyshohet për kontrabandim me migrant, shtetasja e huaj arrestohet në Prishtinë

    Reporteri
    22 Korrik 2024 | 10:24

    Një shtetase e huaj është arrestuar të dielën në Prishtinë, e dyshuar për kontrabandim me migrant.

    Policia ka njoftuar të hënën se gjatë kontrollit të dokumenteve, dyshohet se “e ka sjellë një person që më pas ka kërkuar azil”.

    “Pas intervistimit, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

    Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!