×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 300 euro, kartela bankare dhe dokumente, qytetari në Pejë e gjen dhe e dorëzon në polici një çantë bashkë me kuletë

    Reporteri
    22 Korrik 2024 | 11:46
    Foto ilustruese

    Një qytetar në Pejë ka gjetur një kuletë me para dhe dokumente personale në të të cilën e ka dorëzuar sot në stacionin policor atje, shkruan Reporteri.net.

    Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në të kanë qenë mbi 300 euro, kartela bankare dhe dokumente personale, si dhe të gjitha këto i janë dorëzuar një qytetareje që i kishin humbur.

    Njoftimi:

    Pejë, 22 korrik 2024

    Me datën 21.07.2024, në Stacionin Policor në Pejë, ka ardhur qytetari, F.S. i cili ka sjellë një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugën “Vllazёria Tabaku” në Pejë. Në Kuletë kishte të holla dhe dokumente personale:

    – Treqind e tridhjetë e pesë euro, e njëzetë pesë cent (335.25) Euro
    – Njëzetë (20) dollar Amerikan
    – Kartela bankare
    – Dokumente personale.

    Të gjitha gjërat e lartë cekura i janë kthyer qytetares (viktimës).

    Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!