Qytetarët po presin deri në 45 minuta në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, pasi kolona në hyrje për Kosovë është 200 metra, ndërsa në dalje të kësaj pike pritjet janë deri në 30 minuta me një kolonë prej 100 metrave, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Një pikë tjetër kufitare më e ngarkuar është ajo në Muçibabë, ku pritjet janë një orë, me 300 metra kolonë.
Pikat tjera kufitare, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim kufitar, janë më qetë, përveç në Kullë, Merdarë dhe Jarinje ku qytetarët po presin deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.