Gjyqtarja Valdete Daka ka treguar se përse i ishte refuzuar Faton Hajrizit kërkesa për lirim me kusht.
Ajo është shprehur se Paneli vlerëson sjelljet e të dënuarve dhe pasi ata fitojnë të drejtën që t’i drejtohen panelit për lirim me kusht, sipas saj, duhet të plotësohen kushtet ligjore.
Daka u shpreh se në rastin e Faton Hajrizit, kur është është shqyrtuar kërkesa për lirim me kusht të tij, ai i ka pasur 15 shkelje disiplinore.
“Paneli vlerëson sjelljet e të dënuarve, pasiqë ata të fitojnë të drejtën që t’i drejtohen panelit për lirim me kusht, duhet të plotësohen kushtet ligjore, përveç asaj se duhet të kalojnë një pjesë të caktuar të dënimit, varësisht nga vepra për të cilën janë shpallur fajtor, të njëjtit duhet të kenë edhe sjellje, ashtu siç parashihet me rregullat e institucioneve korrektuese”, ka thënë ajo në Klan Kosova.
“Në rastin konkret, i dënuari Faton Hajrizi, në momentin kur është shqyrtuar kërkesa e tij për lirim me kusht, i ka pasur 15 shkelje disiplinore”, është shprehur ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.