Grupet rivale Hamas dhe Fatah kanë nënshkruar një deklaratë në Pekin, duke u zotuar për formimin e qeverisë. Kjo është një prej përpjekjeve më të reja për t’i dhënë fund rivalitetit të tyre të kahershëm, shkruan agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Dy grupet në marrëveshje, në të cilën nuk kanë garantuar asgjë ose një periudhë kohore, kanë thënë se është vetëm hapi fillestar. Deklarata të mëparshme vetëm kanë dështuar, duke ngritur dyshime nëse negociatat e sponsorizuara nga Kina mund të jenë zgjidhje mes Hamasit që ka qeverisur me Rripin e Gazës në 17 vjetët e fundit, dhe Fatah, forcën kryesore në Autoritetin Palestinez që administron pjesë të Bregut të pushtuar Perëndimor.
Izraeli ka kundërshtuar marrëveshjen. SHBA-ja dhe shtetet tjera perëndimore kanë refuzuar të pranojnë çfarëdo qeveri palestineze që përfshin Hamasin nëse nuk njeh Izraelin, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Transmetuesi kinez, CCTV, ka njoftuar se dy palët dhe fraksione më të vogla palestineze, kanë nënshkruar Deklaratën e Pekinit për t’i dhënë fund ndasive.
Deklarata është nënshkruar në kohën kur lufta ka hyrë në muajin e dhjetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.